Autoriteti Mediave Audiovizive ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Top Channel ku për pasojë humbi jetën roja Pal Kola. AMA i shpreh ngushëllime familjes së viktimës ndërsa u bën thirrje organeve ligj zbatuese që autorët të vihen para drejtësisë.

‘Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.

AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira.

AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore.’- thuhet në njoftimin e AMA.

Artikulli paraprakBARRA E SËMUNDJEVE PAS PANDEMISË, IMPORTI I PRODUKTEVE FARMACEUTIKE RRITJE VJETORE ME 35% NË JANAR-SHKURT
Artikulli tjetërPRESIDENTI I AUSTRISË VIZITË ZYRTARE NË TIRANË, PRITET ME CEREMONI NGA KREU I SHTETIT BAJRAM BEGAJ