Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi terrorist që ndodhi sot në Ankara. Në një reagim në rrjetin social X, ai theksoi se Shqipëria qëndron pranë Turqisë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s.

Ai shprehu besimin se Republika Turke do të dalë më e fortë nga ky sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm. Kryeministri Rama e përfundoi reagimin e tij duke theksuar rëndësinë e unitetit përballë terrorizmit dhe angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur aleatët e saj në luftën kundër këtij fenomeni.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakTEDI BLUSHI: KA URDHËR TERRORIST PËR ASGJËSIMIN FIZIK TË KUNDËRSHTARËVE TË RAMËS!
Artikulli tjetërTENSIONE NË DASHURI, POR TREGONI KUJDES EDHE NË PUNË…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT