52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdher të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonen e ranës së hedhur në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia. Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Pasi dëgjoi palet gjykata doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykaten e Apelit me pretendimin se ka prova që impikojnë Zef kolen në vendosjen e lëndes plasese në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg.
52-vjeçari u arrestua me 28 shkurt nga Policia e Lezhës në kuader të operacionit “Eksplozivi”, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vendosjen e lëndes plasese në objektin në ndërtim të biznesmit Liman Gjoka në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur 19 nëntor të vitit 2020.Ndaj tij janë ngritur akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.
Nga hetimet e kryera nën drejtimim e prokurorit Françesk Ganaj, rezulton se 52-vjeçari Zef Kola ka porositur dy të rinj nga Fushë-Kruja që të vendosin lëndën plasese në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, i cili u sulmua dy herë më lëndë plasese në harkun kohor të 3 javeve, ndërsa shpërthimi i dytë i ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 nuk është arritur ende të zbardhet.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronësinë e truallit ku po ndërtohej objekti disa katesh.Si autor te vendosjes se lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, përkatësisht me 4 dhe 2 vite heqje lirie, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.