Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 7 vite burg për Suel Çelën, i cili do të gjykohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Prokuroria për Krime të Rënda ndryshoi gjatë leximit të pretencës akuzat për Suel Celën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, duke rrëzuar vrasjen e punonjësit të policisë mbetur në tentativë.

Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkal të detyrës, e për këtë kërkoi dënimin e Celës me 7 vite burg dhe Bekteshin me 6 vite.

Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të Policisë, por u kërkua shpallja e fajshme e tij për tri vepra të tjera atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të Audit që përplasi makinën e policisë ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

Përfaqësuesi i akuzës renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultatet të ekspertimeve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve.

Artikulli paraprakVRAU NË 1997, EKSTRADOHET NGA GREQIA 55-VJEÇARI
Artikulli tjetërSUEDI, 30 SHPËRTHIME ME BOMBË GJATË DY MUAJVE TË FUNDIT