Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor të çështjes së përplasjes së makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan në vitin 2017.

Pas disa seancash të dështuara, sot Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që kanë qenë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin.

Seanca u shoqërua me debate sa i përket kualifikimit të veprës penale, por në zbatim të vendimit të seancës paraprake tre të pandehurit do të gjykohen për “vrasje ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Të pandehur në proces Kelmend Xhaferri, Enea bekteshi dhe Suel Cela.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

Artikulli paraprakMBETET NË BURG FLORENC HOXHA, BALLIU: ATA QË VRASIN DËNOHEN MË LEHTË
Artikulli tjetërTRITOL DEPOS SË UJIT NË DELVINË