Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar pas incidentit në uzinën e Gramshit.

Osmani shkruan se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj duke i ofruar atij mbështetje, ndërsa ka theksuar se autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: KAM MBËSHTETJEN E SERBËVE NGA KOSOVA PËR NJË ZGJIDHJE KOMPROMISI
Artikulli tjetërCOVID-19 NË VEND, MSH: 341 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT