Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauc për ngjarjen e mbrëmshme ku 12 persona humbën jetë nga sulmi në një dyqan Krishtlindjesh.
Nishani dënon sulmin, duke e konsideruar atë një akt të rëndë terrorist dhe çnjerëzor.
Nishani: Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë. Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale. E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman.