ISIS ne nje postim ne rrjetet sociale ka marre persiper sulmin ne Gjermani.
Ne mediat e lidhura me ISIS citohet se autori ishte pjestare i ISIS dhe sulmi ishte pjese e organizimeve te ISIS kunder Gjermanise. Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një me sëpatë në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld, raportojnë mediat gjermane. Fillimisht u raportua se kanë qenë rreth 20 persona të plagosur, por pas qetësimit të situatës është qartësuar gjithçka. Një zëdhënës i policisë gjermane ka bërë të ditur se autori i kësaj ngjarjeje u qëllua për vdekje nga forcat e policisë ndërsa po përpiqej të largohej. Pak orë më pas u konfirmua se agresori ka qenë një 17-vjeçar afgan, i cili para disa kohësh kishte mbërritur në Gjermani i vetëm dhe jetonte në kampin e Ochesenfurt.