Ndërkohë që e gjithë vëmendja botërore ishte te vrasja e ambasadorit rus në Turqi, një tjetër tragjedi ndodhi në Berlin të Gjermanisë

, ku një kamion u fut mes njerëzish në një treg krishtlindjesh dhe vdekur mbetën 12 persona e u plagosën 48. Në këtë zonë siç ka lajmëruar në adresën e tij në Facebook ka qenë edhe Dashnor Diko. Ai ka qenë bashkë me familjen dhe dy familje të tjera shqiptare, por që fatmirësisht kanë shpëtuar. “Faleminderit o zot. Në Berlin, në vendin ku ka ndodhur tragjedia, ishim mbrëmë tre familje bashkë me fëmijët tanë, të cilët morën kënaqësinë te ato lojra. Zoti na paska ruajtur dhe keqardhje në maksimum për ata viktima”, shkruan Diko në Facebook.

Artikulli paraprakMASAKRA NË BERLIN / FLET PËR HERË TË PARË MERKEL: ATENTATORI KISHTE KËRKUAR AZIL
Artikulli tjetër“HEROI I BERLINIT”, KALIMTARI NDOQI PËR DY KILOMETRA TERRORISTIN DERI SA E KAPI