Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me furgon në një rrugë këmbësorësh në Toronto të Kanadasë.
Sulmuesi, Alek Minassian 25 vjeç, i cili drejtonte furgonin raportohet se është arrestuar nga policia.
Por akti i ndërmarrë nga 25-vjeçari ka shkaktuar tronditje te qytetarët, përfshi këtu edhe një shqiptar, Bes Kondin, i cili ka ndihmuar të plagosurit.
Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç.Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL Property Management.
Besi konsiderohet hero nga mediat vendase për angazhimin e tij në ndihmën dhënë të plagosurve nga sulmi i djeshëm.