7 persona janë arrestuar nga autoritete britanike pas sulmit në Westminster, që i mori jetën 4 personave.

Kreu i antiterrorit, Mark Rowley tha se me qindra hetues kanë punuar përgjatë gjithë natës, duke bërë kontrolle në 6 adresa të ndryshme. Ata që humbën jetën janë një grua rreth të 40 – ave, një burrë rreth të 50 –ave, Keith Palmer dhe autori. 7 prej të plagosurve janë ende në spital, në gjendje kritike për jetën. 29 persona të tjerë po marrin ndihmë mjekësore, sqaroi Roëley. Në sulmin e së mërkurës, një person u fut me makinë në trotuarin në Westminster, duke përplasur këmbësore. Në një deklaratë jashtë Scotland Yard, Rowley tha se hetimet në Birmingham, Londër dhe pjesë të tjera të vendit po vijojnë. “Ne besojmë se autori ka vepruar i vetëm dhe u frymëzua nga terrorizmi ndërkombëtar. Për të qenë më të qartë, në këtë stad, ne nuk kemi informacione specifike për kërcënime të tjera të mundshme për publikun”. Fillimisht u mendua se tre qytetarë u vranë në urën e Westminster, por Rowley permendi vetëm dy në qëndrimin e tij zyrtar.

Artikulli paraprakLUFTA KUNDËR ISIS-IT, TILLERSON: DUHET MË SHUMË KONTRIBUT NGA ALEATËT
Artikulli tjetërSHPËRTHEN DEPOJA E ARTILERISË SË RËNDË NË UKRAINË, EVAKUOHEN 20 MIJË PERSONA