Sulmi në Londër, identifikohet terroristi që vrau 3 persona
Identifikohet autori i sulmit terrorist që tronditi mesditën e djeshme Londrën. Sipas mediave britanike të cilat citojnë burimet policore ai është Khalid Masood, 52 vjeç. 52-vjeçari u vra dje nga punonjësit e policisë, teksa po përpiqej të hynte në godinën e Parlamentit. Vetë agresori vrau me thikë një polic, dhe shtypi me makinën e tij 2 persona në urën Westminster. Pak orë më parë kryeministrja May deklaroi se autori ishte një element i njohur radikal për inteligjencën britanike. Po ashtu Shteti Islamik përmes faqes së saj ‘’Amaq’’ mori përsipër sulmin në Londër duke thënë se autor ishte një ushtar i tyre.