I ashtuquajturi Shteti Islamik përmes agjencisë së lajmeve të saj pretendon se autori i sulmit në Westminister është ‘një ushtar i Shtetit Islamik” raporton BBC
Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona që dyshohet të kenë lidhje me sulmin terrorist të Londrës dhe agresorin Abu Izadin. Lajmi është konfirmuar nga kreu i anti-terrorit, Mark Roulei, i cili tha se tha se dedektivët kanë punuar përgjatë gjithë natës, duke kryer bastisje të gjashtë banesave, pas një sërë informacioneve që kishin marrë. Hetuesit po mundohen të kuptojnë më qartësisht motivet e sulmit, mënyrën e përgatitjes së tij, si dhe po kryejnë kërkime për persona të afërt me agresorin, që mund të jenë një rrezik potencial për sulme të tjera të ngjashme. Abu Izadin ishte një individ i njohur për autoritetet si përdorues i gjuhës së urrejtjes dhe aktivist i grupimeve ekstremiste islamike, ndaj nisur nga këto rrethana, autoritetet po bëjnë gjithcka për të parandaluar sulme të tjera.
Zyrtari i anti-terrorit konfirmoi se në total janë regjistruar katër viktima, duke përfshirë në këtë listë agresorin, një grua reth 40-ave një burrë rreth të 50-tave, dhe oficeri i policisëKeith Palmer. Ai bëri të ditur se shtatë të plagosur, janë ende në spital në gjëndje të rëndë dhe po trajtohen nga mjekët. Roulei konfirmoi se masat e shtuara të sigurisë do të vijojnë të mbeten të pranishme deri në normalizimin e situatës. Në terren po qëndrojnë aktualisht ekspertët e caktivizimit të bombave, njësitë anti-terror si dhe policë të shumtë.