Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

“Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale në Kosovë”

Qeveria e Kosovës i akordoi një fond 50 mije euro familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Artikulli paraprakFRIKË DHE PANIK NË ITALI, TËRMETI ME MAGNITUDË 4.2 ‘SHKUND’ NAPOLIN! NJERËZIT DALIN NË RRUGË
Artikulli tjetër“NUK KA VEND PËR PANIK, STUHIA E GREQISË S’NA RREZIKON”, SINOPTIKANIA: SHTATORI DO TË MBYLLET ME TEMPERATURA TË LARTA DERI NË 30 GRADË