Krahu i armatosur i Hamasit, al Qassam, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat që raportuam më parë në Jerusalem.

Një zëdhënës i policisë izraelite deklaroi se shtatë persona ishin plagosur pasi një sulm ndodhi në një pikë kontrolli tuneli që çon në Bregun Perëndimor. “Kjo ndodhi pasi ata arritën me një automjet të dyshimtë dhe hapën zjarr drejt forcave tona. Si rezultat i sulmit terrorist, shtatë persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme dhe aktualisht janë duke u evakuuar për trajtim mjekësor”, thuhet n‰ intervistë.

Sakaq theksohet se Hamasi, i cili drejton Gazën, nuk është përgjegjës në Bregun Perëndimor.

Artikulli paraprakSTUDIMI NDËRKOMBËTAR LISTON VENDET ME POPULLSINË MË ‘DEPRESIVE’, JA KU RENDITET SHQIPËRIA
Artikulli tjetërI SHPALLUR NË KËRKIM PËR DISA VEPRA PENALE, ARRESTOHET NË GREQI I SHUMËKËRKUARI SHQIPTAR