Ukraina është distancuar nga sulmi i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë, ku mbi 40 persona raportohet se janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.
Këshilltari i lartë i Presidentit të Ukrainës Zelensky, Mikhailo Podolyak është shprehur se Ukraina nuk është e përfshirë me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus. Në një postim në Telegram, Mykhailo Podolyak tha “le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.
Ende nuk ka një prononcim nga autoritetet ruse se kush mund të fshihet pas sulmit tragjik, ndërsa është raportuar se pas vrasjeve ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të dy shpërthimeve.