Ndeshja miqësore Rusi – Paraguaj, e planifikuar për këtë të hënë në Moskë, u anulua pas sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, të cilën e mori përsipër grupi xhihadist ISIS dhe që shkaktoi të paktën 143 të vdekur.

“Për shkak të sulmit, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit kanë vendosur të anulojnë ndeshjen miqësore”, thuhet në njoftimin e Federatës Ruse të Futbollit.

Ndeshja ishte vendosur të zhvillohej në stadiumin “Dinamo” në Moskë dhe sipas të njëjtit burim mund të organizohet në një datë të mëvonshme.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ TAKIM ME HOMOLOGUN NGA MALI I ZI
Artikulli tjetërGJENDET TRUPI I PAJETË I NJË 77-VJEÇARI NË LUMIN BUNA