Bruksel, i armatosuri me thikë sulmon dy policë por me pas neutralizohet

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar dy policë në Bruksel, të cilët për fat të mirë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, ndaj plagët e marra ishin pa rrezik për jetën. Sulmi ndodhi në lagjen e cilësuar si fole e terrorizmit në kryeqytetin belg, Molenbek. Agresorit iu vendosën menjëherë prangat dhe tani ndodhet në qelinë e paraburgimit. Policia nuk dha detaje mbi identitetin e të dyshuarit apo për motivet e sulmit të tij. Në muajin gusht, një polic belg qëlloi dhe vrau një agresor që vinte nga Algjeria, i cili me thikë plagosi dy police femra në qytetin Sharlerua, në jug të Brukselit. ISIS mori menjëherë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Belgjika është në gatishmëri të lartë pas sulmeve xhihadiste në muajin mars që vranë 32 persona në aeroportin Zevantem dhe në metronë e Brukselit.

Artikulli paraprakRREZOHET TRENI NE EGJIPT,5 TE VDEKUR ,27 TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërISIS KA PERGATITUR NJE SUPER SULM TERRORIST NE DIGEN E MOSULIT