Sulmohen dy turiste, i hedhin acid në fytyrë

Dy turiste amerikane janë sulmuar nga një person i panjohur, i cili u ka hedhur acid në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur sot (17 shtator) jashtë stacionit të trenit në Marsejë, Francë. Vajzat e moshës 20 dhe 21 vjeç po udhëtonin së bashku me dy persona të tjerë midis Marsejës dhe Parisit kur u sulmuan me acid klorhidrik, që u ka shkaktuar djegje të rënda në fytyrë. Dy turistet u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore ndërsa një 41-vjeçar është arrestuar nga policia. Mendohet se ky sulm nuk është i lidur me terrorizmin.

Artikulli paraprakARRESTOHET AUTORI I DYTË I SULMIT NË METRONË E LONDRËS
Artikulli tjetërPOLICIA KAP SHPËRNDARËSIN E DROGAVE