Mbi 50 milionë llogari të rrjetit sociale Facebook janë kompromentuar kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë, teksa bëjn[ë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie.
Facebook ka bërë me dije se mbi 50 milionë përdorues të tij janë lënë të ekspozuar pas një gabimi të sigurisë.
Kompania tha se sulmuesit ishin në gjendje të shfrytëzonin një cenueshmëri në një tipar të njohur si “View As” (Shikoni si) për të fituar kontrollin e llogarive të njerëzve.
Shkelja u zbulua të martën, ka bërë me dije Facebook, dhe e ka informuar policinë. Përdoruesit që janë prekur nga sulmi janë detyruar që të rihapin llogaritë këtë të premte.
“Gabimi është rregulluar”, ka bërë me dije kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.
“Sapo kemi filluar hetimet tona, duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur apo çfarë informacioni është marrë. Ne gjithashtu nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve, apo ku janë bazat e tyre”, tha Guy Rosen, duke shtuar se “Privatësia dhe siguria e njerëzve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ndodhi”.