Automjeti i ish-kandidatës së Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Alida Haxhia është sulmuar gjatë natës nga përsona ende të paidentifikuar.Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, teksa makina tip “Ford” ishte e parkuar poshtë aparatamentit në pronësi të Haxhisë në zonen e plazhit.
Siç shihet dhe nga pamjet agresoret i kanë thyer xhamat automjetit, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.Përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Shkodër Alida Haxhia thotë se nuk ka konflikte, ndërsa akuzon Policinë e Lezhës për neglizhence dhe mos reagim në kohe ndaj këtij rasti.
Menjëherë pas sinjalizimit për sulmin ndaj automjetit, policia bën me dije se është vënë në lëvizje duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.