10 persona të armatosur kanë sulmuar një hotel luksoz të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e malit, Bamako.
Ata kanë marrë peng 170 persona, 140 klientë dhe 30 punonjës stafi. Policia ka rrethuar hotelin ku ndodhen 140 klientë dhe 30 pjesëtarë të stafit, mes viktimave raportohet se është edhe një francez ndërkohë 20 pengje u liruan Sipas dëshmitarëve frika dhe tmerri kanë pushtuar vendin pasi edhe viktimat janë rreth e rrotull Herët në mëngjes ka pasur të shtëna armësh. Ata kanë synuar dhe ia kanë dalë mbanë të marrin pengje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, tha një burim i forcave të sigurisë për agjensisë e lajmeve reuters. Dëshmitarë thonë se policia ka rrethuar hotelin, si dhe ka bllokuar rrugët përreth tij. Pjesa veriore e Malit është zaptuar nga luftëtarë islamikë, disa prej të cilëve me lidhje me al-Qaedan, për pjesën më të madhe të vitit 2012. Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar përmes twitterit, duke bërë të ditur se është në dijeni të një operacioni policor ndaj disa të shtënave në hotelin Radisson. Një grup islamik mori përsipër përgjegjësinë e vdekjes së 5 personave gjatë marsit të kaluar, në një sulm që preku një restorant në Bamako, gjithashtu të frekuentuar nga të huajt.