Sulmohet me armë zyra e Agjencise Inteligjente Ruse,tre të vrarë
Gjatë ditës së sotme është shënuar një tjetër sulm me armë në një qytet të Rusisë. Sulmi ka ndodhur në zyrën e Agjencisë së Inteligjencës Ruse në Khabarovsk. RT transmeton se një person që u identifikua më pas si një 18 – vjeçar i lidhur me një grup neo-nazist. RT shkruan se sulmuesi është vrarë nga sigurimi, por para kësaj ai la të vdekur një oficer të zyrës dhe një person tjetër i cili mendohet të ketë qënë vizitor. Ndërkohë thuhet se sulmi ndodhi në recepsion në zyrat e FSB-së në Khabarovsk,ka thënë agjencia