Shtepia ku ka ndodhur shperthimi

Është sulmuar me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku është sulmuar banesa e ish-policit Sh.Ç.

Mesohet se ish-polici ka dalë në pension dhe nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, që është shënuar rreth orës 03:00 pas mesnatës, në lagjen “Partizani”.

Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS 76 VJEÇARIN, JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Artikulli tjetërRROGOZHINË, PO KALONTE NË SHINAT E TRENIT, SHTYPET PËR VDEKJE I MOSHUARI