Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Francë, François Fillon u sulmua me miell gjatë një takimi me elektoratin.

Ish – Kryeministri francez po i drejtohej foltores, kur mbi të një person zbrazi kutinë me miell. Gjithësesi Fillon vijoi programin e tij dhe doli përpara mbështetësve, duke komentuar incidentin. Ai tha se kundërshtarët po përpiqen me të gjitha mënyrat për dekurajuar dhe ironizoi duke sjellë në vëmendje një nga pikat kyçe të programit të tij, rritjen e prodhimit vendas. “Shpresoj që mieli të jetë francez”, tha kandidati për president. François Fillon është vënë në qendër të kritikave pas skandalit, ku u përfshi bashkëshortja e tij, Penelope, e cila akuzohet se është paguar për një detyrë që nuk e ka kryer.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, 7 PRILL 2017
Artikulli tjetërBANKA BOTËRORE: KOSOVA ME RRITJEN EKONOMIKE MË TË MADHE NË RAJON