Kosovë, sulmohet me shufra metalike doktori infektolog
Persona të paidentufikuar kanë sulmuar fizikisht doktorin Ilir Tolaj në qendër të Prishtinës.Sulmi fizik ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, afër kinemasë ABC. Ilir Tolaj, ish-sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, është sulmuar fizikisht, pas një zënke në trafik. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy persona.Ndërkohë, rrahja ka ndodhur pasi që Tolajt persona të panjohur ia kishin zënë rrugën me një makinë. Tolaj kishe kërkuar nga ta që ta lironin rrugën duke përdor sirenën e veturës. Por njëri nga dy personat e ka sulmuar infektologun Ilir Tolaj me shufra metalike, transmetojmë mediat kosovare. Doktori Ilir Tolaj është i lënduar në kokë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht nuk është e rëndë.