Policia e Kosovës ka konfirmuar se një makinë policie është sulmuar me gurë gjatë patrullimit afër objektit komunal të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për këtë rast kanë filluar.

“Mund të konfirmojmë se një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sulme ndaj automjeteve të Policisë së Kosovës u raportuan edhe javën e kaluar, kur një polic mbeti i lënduar. Sulme të ngjashme janë kryer edhe ndaj ekipeve të mediave në komunat në veri të Kosovës.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT SHQIPTARË NË BRITANI, RAMA KRITIKON SUNAK
Artikulli tjetërZBARDHET PLATFORMA E GRUPIT TË PD: TRE HAPAT PËR RIORGANIZIMIN E PARTISË!