Sulmohet stacioni i policisë, vritet “terroristi”
Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia turke teksa u përpoq të sulmonte një stacion policie në qytetin turk Gaziantep pranë kufirit me Sirinë, raportojnë mediat turke. Një polic u plagos nga të shtënat. Besohet se dy bashkëpunëtorë të sulmuesit janë larguar, ndërsa policia po përpiqet për t’i kapur, tha stacioni privat NTV. Sulmuesi qëlloi mbi policinë në hyrje të stacionit, por forcat e rendit e qëlluan atë nga mbrapa, tha televizioni turk. Agjencia shtetërore e lajmeve Analdolu tha se skuadrat antieksploziv kishin shkuar në vendngjarjes për të parë nëse sulmuesi ka bomba në trup.