Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një xhami në Kanada, shkruan The Washington Post
Ngjarja ndodhi të dielën në Qendrën Kulturure Islamike Quebec, në orët e vona të mbrëmjes në Quebec City Zyrtarët qeveritarë e quajtën sulmin një akt terrorizmi. Një zëdhënës policie i Quebec tha se janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetimet vijojnë ende. Një nga të dyshuarit u arrestua 14 milje në lindje të xhamisë përgjatë bregut të lumit Shën Lorenc më urën që të çon në Orleans, ndërsa i dyshuari i dytë u arrestua në afërsi të xhamisë. “Situata është nën kontroll, objektet janë të sigurta dhe banorët janë evakuuar“, tha policia në një postim në twitter. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se dy persona të armatosur hapën zjarr dhe qëlluan në Qendrën Kulturure Islamike Quebec, ku ndodheshin rreth 100 persona. Kryeministri kanadez Justin Trudeau i quajti të shtënat një “sulm terrorist” dhe tha se gjithë kanadezët janë të hidhëruar për viktimat.