Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin që paraditen e sotme sulmoi punëtorët dhe makinë e IKMT pasi këta të fundit prishën një biznes që ishte pa leje.

“Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi” ky ka qenë një pjesë nga reagimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Ksamil.

Më pas IKMT ka thënë se ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj agresorit, ndërsa thotë se do të vazhdojë punën për të zbatuar ligjin.

Sqarim rreth incidentit të ndodhur në Ksamil nga IKMT:
Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident.

Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal.

IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve.

Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.

Artikulli paraprakPOLICIA AKSION ‘BLIC’ PËR KANABIS NË KJO DHE NE ZONEN KU U MODIFIKUA FURGONI PËR GRABITJEN NË RINAS
Artikulli tjetërKUVENDI :MIRATOHEN 7 NDRYSHIMET NË KODIN PENAL