Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në hyrje të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor. Edhe sulmuesi u qëllua nga autoritetet dhe vdiq më vonë, por ende nuk është identifikuar, tha një zëdhënës i policisë. Sulmuesi kishte “mbërritur në portën e pasme të Har Adarit së bashku me punëtorët palestinezë që hynë në vendbanim” para se të hapnin zjarr ndaj rojeve të policisë izraelite, tha policia.
Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Viktimat kishin pësuar plagë me armë zjarri dhe thikë, tha shërbimi i ambulancës izraelite. Ndërkohë identiteti i izraelitëve të vrarë është ruajtur nga autoritetet, raporton Jerusalem Post.