“Summer 2017” – Sekuestron 17 makina luksoze në Tiranë

17 automjete luksoze janë sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Summer 2017”. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 5 motorë të dyshuar të trafikut. Policia njofton se ka proceduar edhe 17 shtetas. “Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë”, thuhet në njoftim Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme: 1 – Mercedes Benz, E Class 2 – Mercedes Benz, S Class 3 – Mercedes Benz, ML 4 – Audi, A8 5 – BMW, X5 6 – BMW, X6 7 – BMW, X6 8 – BMW, X6 9 – Range Rover, Sport 10- Range Rover, Sport 11- Range Rover, evoque 12- Toyota, Avensis 13- Yamaha, T-Max 14- Yamaha, T-Max 15- Suzuki, GSXR 750 16- Aprilia, Scarabeo 17- Aprilia, Scarabeo Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Artikulli paraprakI DËNUAR PËR VRASJE NË ’98 ARRESTOHET NË GREQI SHQIPTARI
Artikulli tjetërTRAFIKU I ARMËVE ME POSTË, JA KUSH ËSHTË AUTORI I DYTË