Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorise Vendore te Policise Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhon Sari 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakREPORTERJA E BE NË TIRANË, SANTOS: PËRGËZOJ SHQIPËRINË PËR ROLIN E SAJ
Artikulli tjetërKOSOVA NJË HAP MË PRANË KIE, PRESIDENTJA OSMANI: DO TË VIJOJMË PUNËN ME ALEATËT