Operacion i gjerë antikanabis në shkallë vendi. Policia e Shtetit ka nxjerrë në terren mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të Shqipërisë.

Në orët e para të mëngjesit, forca policore, specialet e FNSH e antidrogës janë shpërndarë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Ditën e djeshme është krehur zona e Krujës ku dhe vijon ende aksioni. Kurse sot, operacioni është shtrirë përkatësisht në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit e Memaliaj. Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e tharë e bërë gati për treg. Rezultatet e para nga operacioni i sotëm: Gjirokastër, zbulohen 400 kg kanabis e armë Në Gjirokastër policia ka zbuluar 400 kg kanabis e thatë dhe në përpunim e sipër për t’u bërë gati për tu hedhur në treg. Operacioni është shtrirë në Memaliaj, Kurvelesh dhe Përmet, ku disa nga kultivuesit e dyshuar janë larguar nga fshatrat dhe janë fshehur në pyje. Në fshatin Zhapokik të Tepelenës policia ka zbuluar veç lëndës narkotike, edhe armë. Në Kurvelesh, forcat e policisë janë përqendruar në fshatin Nivicë. Vlore, zbulohen 50 kg hashash në një pallat, arrestohet pronari i pallatit Policia e Vlorës ka sekuestrua një sasi prej 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në një pallat në ndërtim. Lënda narkotike është zbuluar në një pallat në zonën e Ujit të Ftohtë dhe policia ka vënë në pranga ndërtuesin, Ferdinant Mile. Sipas policisë, gjithashtu në Kallarat dhe Mesapik janë gjetur magazina me sasi të konsiderueshme kanabisi. Zbulohen magazina hashashi në Kallarat Mesaplikt. Janë arrestuar 4 persona Nikel Kruje, 85 kg kanabis një magazinë, e gatshme për shitje. 2 në pranga Policia ka zbuluar një magazinë për tharjen e drogës në Nikël të Krujës. Gjatë një operacioni të mbajtur mbrëmjen e djeshme policia sekuestroi rreth 85 kg kanabis në një hangar. Droga ishte e tharë dhe e gatshme për t’u shitur. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe disa bimë të tjera të cilat ishin të pakorrura. Gjatë aksionit, janë arrestuar 2 persona dhe po ndiqet në gjendje të lirë një tjetër. Sekuestrohen edhe 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe fillon proçedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre. Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm: 1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin; 2.E. C. 17 vjeç banues në Krujë. Gjithashtu filloi proçedimi penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit: • B.K.banues në Arrameras. Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg; • 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe • 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara nga gjethet e Cannabis Sattiva. • 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Frika nga dekonspirimi, Policia e Shkodrës jashtë operacionit Mësohet se Policia e Shkodrës është lënë jashtë operacionit dhe në zonat veriore po veprojnë vetëm Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak i mospërfshirjes së policisë rajonale në operacion, mësohet se është frika se mos aksioni dekonspirohet.Policia ka sekuestrua 400 kg lëngë narkotike, kanabis sativa në Përmet.Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriçan”, Njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina u gjet lëndë narkotike në proces tharje.Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme. Një tjetër sasi tjetër bimësh narkotike është asgjesuar nga policia në Mat. Sipas sqaron se në nëj parcelë janë gjetur dhe asgjesuar 310 rrënjë kanabis.Policia ka shoqëruar dy persona për ti marrë në pyetje në lidhje me drogën, ndërsa bima narkotike u asgjesua me anë të djegies.Gjatë ditës së sotme një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në disa zona të Shqipërisë, ku gjithësej janë asgjesuar mbi 1 tona kanabis

Artikulli paraprakTRE LEKUNDJE TERMETI NE SHQIPERI BRENDA 48 OREVE.NUK RAPORTOHEN DEME
Artikulli tjetërDIXHITALIZOHEN MUZETE SHQIPTARE,BINJAKEZIME NE CASERTA TE ITALISE