Joe Biden ka fituar 8 nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat Demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Fitorja në super të martën e 2 marsit, ishte një reagim i jashtëzakonshëm për fushatën e tij.
Ish-zëvendës presidenti i SH.B.A.-së ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.
Megjithatë parashikohet se Bernie Sanders do të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera.
Ata udhëheqin garën për t’u përballur me Presidentin Republikan Donald Trump në nëntor.
Ndërkohë, ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Michael Bloomberg ka shpenzuar më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk ka fituar një shtet të vetëm.