Shkëlzen Gashi, sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, ka realizuar një supergol në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kampionatin amerikan kundër Colombus Crew

“Bomberi” i lënë në harresë nga Christian Panucci në minutën e 26-t të takimit ekzekutoi në mënyrë të papritur një goditje dënimi, duke shtangur skuadrën kundërshtari e cila u zu në bafsi. Po ashtu edhe portieri, të cilit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta.

Ky gol që i dërgoi përkohësisht shifrat në 1-1 po bën xhiron e rrjetit. Përveçse befasues edhe mënyra e ekzekutimit ishte i një niveli shumë të lartë. Gjithsesi Colorado e Gashit e humbi takimin pasi fillimisht në 51-t mbeti me 10 lojtarë, ndërsa më pas u ndëshkua për herë të dytë nga Higuain.

Artikulli paraprakDENONCIMI, ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN
Artikulli tjetërTIFOZI I SËMURË, SHTYHET NJË NDESHJE NË ANGLI