‘Super-operacioni’: Kapet 26 ton kokainë në SHBA, vlera 715 milionë dollarë

Mbi 26 ton kokainë me vlerë të paktën 715 milion dollarë janë konfiskuar nga zyrtarët kanadezë dhe amerikanë, shkruan “AP”. Droga u soll në “Fort Lauderdale” në Florida të enjten, thanë zyrtarët amerikanë në një konferencë shtypi. Sasia masive e kësaj lënde narkotike, u kap pasi u ndaluan 27 anije dhe pas pesë bastisjeve në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore. Gati 100 kontrabandistë të dyshuar u arrestuan dhe disa prej tyre do të ndiqen penalisht në Florida. Operacionet e kryera nga Rojet bregdetare amerikane dhe ato Mbretërore kanadeze ishin pjesë e një përpjekje për të parandaluar anijet me drogë nga Kolumbia, Peruja dhe Bolivia që dërgoheshin në Amerikën e Veriu. Pakot me kokainë, ndonjëherë të etiketuara si “sheqer i bardhë” ose “mish derri”, mbuluan të gjithë kuvertën e anijeve .

Artikulli paraprakFIRMA PRIVATE PRISH KABLLIN, LË PA DRITA 30 FSHATRA NË TIRANË DHE VILAT QEVERITARE
Artikulli tjetër‘NËSE NUK HIQET MURI NË MITROVICË, NE DO TË NGREMË MUR NË PRESHEVË’