Java e 11 e Kategorisë Superiore, ka nisur këtë të mërkurë me dy sfidat e para të zhvilluara në orën 14, Tirana-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia. Vëmendja kryesore ishte sigurisht tek klasikja e futbollit shqiptar, në sfidën Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Vllaznia arriti të siguronte një sukses shumë të rëndësishëm pasi mposhti bardheblutë me rezultatin e thellë 2-4. 2 gola shumë të shpejtë të realizuar nga ishi i kësaj sfide, sulmuesi Shkodran Bekim Bala. Numri 9 i kuqebluve realizoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Gjumsit ndaj Dodajt, me gjyqtarin Jorgji që akordoi penallti në favor të shkodranëve. Ndërkohë që 9 minuta më vonë ishte sërish Balaj që me kokë goditi saktë për golin e dytë, duke shfrytëzuar saktë harkimin nga Mala. Esat Mala, i cili do të ishte protagonist teksa në minutën e 34 realizoi edhe golin e tretë për Vllazninë. Bajroviç shkurtoi diferencën e golave në pjesën e dytë, por për të shuar shpresat e bardhebluve mendoi Gruda për golin e 4 dhe vulosur fitoren e Vllaznisë në klasiken e futbollit shqiptar. Goli i dytë për Tiranën i realizuar nga Bajroviç me 11 metërsh shërbeu vetëm për statistikë. Për t’u përmendur edhe fakti se, sfida u ndërpre për afro 13 minuta nga gjyqtari Enea Jorgji për sende të hedhura në fushë nga tifozët bardheblu, drejtuar lojtarëve të Vllaznisë.
Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, ndërsa Tirana mbetet prapa në vendin e 7 me 11 pikë. Ndërkohë në sfidën tjetër të javës së 11 mes Laçit dhe Egnatias, ishin kurbinasit që triumfuan ndaj kampionëve me rezultatin 2-0. Goli i epërisisë erdhi shumë shpejtë, kur ishte mbrojtësi i kurbinasve Indrit Prodani që gjeti rrjetën, duke kaluar vendasit në avantazh.Me fillimin e pjesës së dytë ishin sërish vendasit që dyfishuan rezultatin me anë të Melos.
Humbja e 3 sezonale për rrogozhinasit që mbeten në vendin e 3 me 16 pikë, ndërkohë që fitore jetike kjo për Laçin, që ngjajnë të rilindur tashmë në drejtimin e Moreiros, e që lejnë për momentin vendin e fundit, duke parakaluar Bylisin, me 10 pikë.