Ka përfunduar me rezultatin 2-0, ndeshja Laçi – Vllaznia, e luajtur sot (e shtunë, 30 shtator) në stadiumin e vendasve.
Edhe pse trajneri Armando Cungu tha pak ditë më parë se synohet një fitore, kjo nuk erdhi në sfidën e radhës e vlefshme për kategorinë superiore.
Pavarësisht përpjekjes së djemve shkodranë, Laçi ishte në formë duke arritur që dy herë me radhë të gjejë rrugën e golit.
Kjo ishte java e katërt e supërligës ku deri tani ekipi kuqeblu ka këto rezultate:
Lushnja – Vllaznia 0 – 2 (Tri pikë për shkodranët)
Vllaznia – Teuta 1 – 0 (Zero pikë për shkodranët)
Luftëtari – Vllaznia 0-0 (Një pikë për shkodranët)
Laçi – Vllaznia 2-0 (Zero pikë për shkodranët)
/ Star Plus TV /