Janë bërë të ditura planet për një super-jaht të ‘padukshëm’ që bëhet njësh me detin dhe i bën ata që lundrojnë, të duken sikur po ‘pluskojnë në ajër’.
Mirage që ka 106 metra dhe mund të kushtojë mbi 200 milionë euro, është e mbështjellë me pasqyra speciale, që e reflektojnë prapa sipërfaqen e detit që e rrethon.
Në këtë formë, lundra që ka 4,200 tonelata ‘zhduket’ para syve të atyre që ndodhen deri në 50 metra largësi.
I dizajnuar për të kënaqur milionerët e uritur për privatësi, Mirage vjen i pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme, përfshirë edhe helipad, spa, teatër dhe kinema të jashtme.
Në gjashtë katet e anijes, mund të akomodohen 14 mysafirë të cilëve do t’ju shërbejë stafi prej 29 punonjësve, derisa lëvizin komod me shpejtësi prej 19 knot.
Anija është përpunuar nga punishtja italiane e anijeve Fincancieri dhe firma holandeze Van Geest Designs, që të ‘zhduket mes ujit dhe qiellit’ dhe të ‘përshtatet në horizont’.Pjesa më e vështirë në këtë projekt, ka qenë gjetja e pasqyrës së përshtatshme,
që gjithçka e bën të ngjajë me ambientin dhe të mos vërehet aspak nga largësia. Për anijet e tjera që mund t’i kalojnë afër dhe rrezikojnë përplasjen, jahti do të përdorë radarin e vet për të manovruar