Përmbysja, në fund, nuk ka ardhur. Barcelona nuk ka arritur të fitojë Superkupën e Spanjës për herën e 12-të. Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” ka përfunduar në barazim 1-1 me Atheltic Bilbaon që ka ngritur kupën pas 31 vitesh. Suksesi i tyre i fundit ka qenë në 1984-ën në një periudhë kur Superkupa fitohej automatikisht nëse një ekip fitonte kampionatin dhe Kupën e Spanjës.
Për sa i takon ndeshjes, katalanasit kanë kontrolluar takimin gjatë pjesës së parë, por goli ka ardhur vetëm dy minuta para fundit me Messin që ka dërguar topin në rrjetë në gjuajtjen e parë të Barcelonës në kuadratin e portës kundërshtare. Eraso ka pasur një mundësi të artë për miqtë për të realizuar në minutën e 38-të, por goditja e tij përfundon jashtë.Sulmet e Barcelonës kanë vazhduar në pjesën e dytë, por lojtarët e Enriques nuk janë treguar të saktë në metrat e fundit. Aduriz, ndëshkuesi i katalansve në ndeshjen e parë, mund të kishte barazuar në në minutën e 55-të, por goditja e tij diagonale është ndalur nga portieri Bravo. Momenti që ka vendosur përfundimisht fatin e ndeshjes dhe të Barçës ka ardhur në minutën e 56-të kur Pique është ndëshkuar me karton të kuq pas protestave të mbrojtësit ndaj arbitrit anësor.