GJEÇAJ: DUHET TË PËRQENDROHEMI MAKSIMALISHT NË KAMPIONAT. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka humbur Superkupen e Shqipërisë ndaj Kamza Basket, duke u përsëritur sërish viti i kaluar.
Në një prononcim për Star Plus, trajneri Gjeçaj e pranon se ka patur një gjykim të një anshëm, por dhe ekipi nuk ishte në një ditë të mirë. Vllaznia do të vijojë përgatitjet për gjysmen e dytë të sezonit ku objektivi kryesorë duhet të realizohet. Në të kundërt, ekipi do të bëjë shumë hapa prapa me objektivat që i ka vënë vetes. Mëgjithatë nuk përjashtohet mundësia që Vllaznia të bëjë dhe disa përforcime për pjesën e mbetur të sezonit.