“SUPERLIGA” HIJE TRUKIMI PËR LAÇI-PARTIZANI. JAVA E PARË E 2015-ës DYSHOHET E GJITHA PËR TOLERIME Një tjetër ndeshje që dyshohet për trukim në kategorinë Superiore të futbollit Shqiptar është ajo mes Laçit dhe Partizanit.
Skuadra kurbinase bëhet për herë të dytë objekt bisede për tolerime pas ndeshjes miqësore që zhvilloi ndaj Shtutgartit ku humbi 5-0. Tashmë është ekipi i Partizanit e sidomos tifozët e kësaj skuadra që kanë ngritur alarmanin për një trukim të mundshëm. Partizani arriti të barazonte 1-1 me Laçin, brënda në shtëpi por ka lënë dy pikë, për vetë mënyrën se si u zhvillua loja. Në minutat e fundit, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu u u shthur plotësisht duke i lënë mundësinë të kuqëve që të shënonin golin e fitores por nuk u treguan të saktë në finalizim. Kështu Kategoria Superiore në javën e parë për vitin 2015, futet e gjitha në hetim për trukim ndeshjesh. Ndeshja e parë është ajo mes Flamurtarit e Teutës që përfundoi 2-1 dhe tashmë Laçi-Partizani, janë bërë objekt për hije të mëdha dyshimi. Nga Federata Shqiptare e Futbollit thuhet se Komisioni i Disiplinës do të hetojë të gjitha ndeshjet. Drejtuesit e ekipit të Flamurtarit kanë kërkuar me çdo kusht që hetohet dhe u shprehen se nuk e duan fitoren ndaj Teutës. Ndërsa drejtuesit e Partizanit nuk janë prononcuar për këtë çështje. Tashmë duhet të pritet se çfarë hetimesh do të bëhen dhe në qoftëse do të kemi një ekip që të akzuohet për trukim të ndeshjeve, sidomos në kampionatin shqiptar të futbollit.