Federata e futbollit në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të saj vendosi që kampionati të shtyhet në startimin e tij deri me datën 9 shtator

dhe jo të marrë start ne fundin e gushtit siç ishte parashikuar.Edhe kësaj rradhe sipas gjitha gjasave kampionati ynë do jetë i fundit që do startojë në Evropë kjo për shkak se klubet e Superligës kanë kërkuar më tepër kohë për përgatitjen e sezonit të ri gjë që është miratuar nga ana e federatës.

Nuk u miratua kërkesa e klubeve për shtimin e të huajve në fushë ku pretendoheshin nga shumica e klubeve që numri i të huajve në fushë të shkonte në gjashtë lojtarë por sërish numri i të huajve në fushe do jetë vetëm katër .

Rregulli për pezullimin me kartona ka ndryshuar , ku në sezonin e ri do pezullohesh për një ndeshje në rast marrje të katër kartonave të verdhë dhe jo tre siç ishte sezonin parardhës.

Në mbledhje u bë edhe ndarja e grupeve të kategorisë së parë ku Vllaznia B siç ishte parashikuar bën pjesë në Grupin A por nuk do ketë një derbi me Tiranën pasi kryeqytetasit jane vendosur në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Në grupin A ,Vllaznia B do ketë kundërshtarë si Besëlidhja,Dinamo,Kastrioti,Korabi,Tërbuni,Burreli,Erzeni dhe Egnatia. Futbolli shqiptar do marrë start në shtator dhe të gjithë shpresojnë për një garë të pastër e të fortë.

Artikulli paraprakMACRON PARALAJMËROI TËRHEQJEN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME
Artikulli tjetërRREZIKU NGA ZJARRI, RADOVANI: DUHET TË BASHKËPUNOJMË