Janë tokat e Zonës e Malësisë së Madhe të cilat prej kohësh mbjellen më bimë aromatike-mjekësore, e falë rëndësisë së tyre eksportohen në vendet e botës.

Por specialist I këtyre bimëve, Agim Ramaj, thekson për shkak të superprodhimit, sherbela dhe lavanda kanë mbetur stok e për më tëpër vlera e tyre është zbritur në 700 lekë të vjetra kilogrami krahasuar me dikur të cilat arrin cmimin 2000 lekë të vjetra.

Ajo cka fermërët po ju krijon mundësi të mira shitjeje është kultura e helikrisumit dhe rigonit dhe të cilat sipas specialistit Ramaj po ecin më shumë në treg.

Gjithsej në zonën e malësisë së madhe janë gjithsej të mbjellura 4050 ha tokë.

Këto bimë aromatike mjeksore përveq përdorimit të tyre në gatime kanë gjetur vend të rendësishëm në fushën mjeksorë sidomos shërbela.

Kjo e fundit, dikur rritej në mal, prej edhe nga e ka origjinën e saj. Me kalimin e kohës duke parë edhe përshtatshmërinë e tokës me klimën,

po edhe vëshitrësinë e terrenit malor, fermerët e Koplikut filluan të kultivonin këtë bimë, e cila në pak kohë njohu eksport në shifra të larta drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Artikulli paraprakVRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4 TJERË NË DAJÇ, KËRKOHET BURG PËRJETË PËR AUTORIN E KRIMIT
Artikulli tjetërHAPËSIRAT PUBLIKE NË VELIPOJË