Policia e mbante nën vëzhgim prej muajsh. Ai lëvizte me një Alfa Mito dhe nuk kishte kaluar pa u vënë re nga autoritetet padovane.
Ruhej në mënyrë tepër diskrete, pasi konsiderohej si një trafikant i nivelin të lartë, i aftë për të gjetur sasi dhe lloje drogash të çfarëdolloji. 32 – vjeçari Dorian Konti, rezident në Padova, ishte arrestuar nga autoritetet Shtatorin e shkuar me 500 gramë heroinë, të cilën e kishte fshehur në makinën e tij pranë Kishës së Santa Giustina, në Prato della Valle. Në këtë pikë, nisën një sërë hetimesh të tjera, të zhvilluara edhe në Shqipëri, që i dhanë autoriteteve të policisë informacione të vyrera. Nga hetimet kishte rezultuar se trafikanti shqiptar kishte transformuar një apartament sëbashku me garazhin në një rafineri të vërtetë, ku përpunonte dhe përgatiste substancat narkotike. Apartamenti ndodhej në Campodarsego, aty ku dy ditë më parë, policia italiane sekuestroi plot 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë, që sigurisht shqiptari planifikonte t’i shiste. Askush nuk dyshonte se në atë garazh kishte një sasi droge aq të madhe, sa kapte vlerën e miliona eurove. Konti ishte një grosist i nivelit të lartë dhe nuk merrej me shpërndarës droge të nivelin të ulët. Ai ishte koka e këtij rrjeti në Padova. Droga e çdolloji i vinte direkt nga Shqipëria, ku nuk udhëtonte vetë, të paktën nga sa ka rezultuar nga hetimet. Konti kishte krijuar rrugën e duhur e të sigurtë, korrierë të përpiktë që i sillnin atë që ai kërkonte për të “ushqyer” tregun e drogës. Në kontrollin e parë që iu bë në makinë, shqiptari kishte me vete një tufë çelësash dhe një telefon celular. Duke analizuar sinjalin e smartphone –it, u arrit gjetja e zonës ku banonte. Me çelësat e gjetura në makinë, policia provoi gjithë dyert e lagjes: 181 tentativat përpara se të “trokiste” në derën e duhur.