Ky Shën Valentin është i veçantë për kolosin e këngës Bujar Qamili i cili do të surprizojë bashkëshorten e tij

Gjatë rrugës me trëndafilat në dorë ecën plot emocione. Deri në momentin kur mbërrin në vendin ku ndodhej, bashkëshortja e artistit të shquar nuk e ka aspak idenë për këtë surprizë. Bujar Qamili në ditën e të dashuarve uron siç di të bëjë më mirë, veçse me këngë.

Bashkëshortja e cila për herë të parë flet publikisht thotë se nuk e priste një surprizë të tillë. Në raste festash këngëtari Qamili ka munguar në familjen e tij për shkak të angazhimeve artistike dhe ky moment e gëzoi gruan e tij.

Ngacmimet nëse është xheloze për shkak të famës që ka bashkëshorti i saj janë të shumta por gruaja e Bujar Qamilit i kalon gjithnjë me humor.

Kanë kaluar 40 vite që kur artisti Bujar Qamili njohu bashkëshorten e tij me të cilën krijoi familjen. Në këtë ditë të dy bashkë kanë një mesazh për dashurinë e e cila duhet të triumfojë pavarësisht çdo vështirësie.

Ashtu si Bujar Qamili, këngëtari që mban titullin “Nderi i Kombit” i cili surprizoi bashkëshorten, në Shkodër të gjithë festojnë tradicionalisht ditën e të dashuaruave.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FUTSALL ELEMINOHET NGA KUPA
Artikulli tjetërSHKODRA NË KARNAVALET E MALIT TË ZI