Egzon Puka, një shqiptar i Gjakovës zgjodhi Shkodrën për t’i propozuar të dashurës së tij për fejesë në prag të festave të fundvitit. Egzoni si një muzikant me profesion u fut në skenë për të ndihmuar orkestrën e Kamela Islamit por në fakt kjo ishte surpriza për Elesa Nebihun e cila e emocionuar i tha PO të dashurit të saj i cili i dhuroi unazën e fejesës.
Egzoni tregon se si ka përgatitur këtë surprizë të bukur për partneren e tij në Shkodër, qytet që e frymëzon artistin e ri.

Elesa Nebihu, specialiste e arsimit në komunën e Ferizaj thotë se ka mbetur totalisht e shtangur nga kjo surprizë që i dhuroi emocione të mëdha.

Për çiftin e ri ky moment në Shkodër do të mbetet i paharruar.

Shkodra, si një qytet që tashmë nën ndriçimin e dritave, dekorit dhe muzikës është kthyer në pikën kryesore të shqiptarëve që e zgjedhin në këtë atmosferë të gëzuar për të kaluar mbrëmjet festive.

Artikulli paraprakHAPET LABORATORI I USHQIMIT NË SHKODËR
Artikulli tjetër“BETLEHEMI I GJALLË” NË OBORRIN E KISHËS