Kreu i Bashkisë Pukë, Gjon Gonaj ka surprizuar në 65 vjetorin e lindjes mjekun e vetëm kirurg në qytetin verior. Gjonaj herët në mëngjes i telefonoj mjekut se po e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij pasi kishte nevoje për një ndërhyrje.
Por kur mjeku ka mbërritur nxitimthi është përballur me kreun e bashkisë dhe stafin mjekësor qe i kane uruar 65 vjetorin e lindjes në një atmosferë te krijuar enkas për këtë moment.
Ashtu mes lotësh dhe i rrethuar nga dhuratat, kirurgu i Pukës ka falënderuar kreun e bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij ndërsa në mesin e tyre ishte dhe një prej qindra pacientëve që i ka shpëtuar jetën.
Gëzim Laçi e falënderoi Dr.Dodë Bocin për çdo gjë çfarë kishte bërë për të pas plagosjes që kishte pësuar vite më parë ndërsa I tha se I detyrohej dhe vetë jetën. Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj falenderoi kirurgun në emrin e të gjithë komunitetit pukjanë teksa e ftoj të kontribuonte serish për pukjanët duke qene se shëndeti ja lejonte.
Vetë Dodë Boci e ka konsideruar këtë si një nga ditët e veçanta të jetës teksa premtoj se do të vijonte të kontribuonte për bashkëvendësit e tij sa kohë shëndeti do t’ja lejonte.