Shën Valentini po festohet ndryshe në Tiranë. Ashtu si edhe çdo vit tjetër Bashkia e Tiranës ka sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, sërish Parku i Madh i Liqenit mbetet qendra e organizimeve festive. Bashkia e Tiranës e ka zbukuruar Parkun e Liqenit me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Fotot janë shkëputur nga pamja që ofron sot Parku i Madh i Liqenit, ku me dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në hyrje të liqenit, duke e bërë ditën e të dashuruarve edhe më të bukur. Të dashuruarit mund të shkrepin foton e tyre në vendin ideal, për ta postuar në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakPROTESTA/ AMBASADORI I BE: MANIFESTIMI TË JETË PAQËSOR, JO DHUNË
Artikulli tjetërKPK SHKARKON NGA DETYRA PROKURORIN E DOSJES SË DRITAN DAJTIT